0Në Haiti ra një tërmet tjetër i fuqishëm. Fuqia e tij, sipas vlerësimeve të sizmologëve të SHBA-s, arriti në 6,1 ballë sipas shkallës Rihter. Epiqendra e tij u përcaktua 56 km në veri-perëndim të kryeqytetit. Tani për tani nuk ka të dhëna për shkatërrime dhe viktima. Viktima të fatkeqësisë së parë natyrore u bënë, sipas të dhënave të ndryshme, deri në 200 mijë veta. Shpëtuesit e vendeve të ndryshme po vazhdojnë kërkimet në gërmadhat e objekteve të kryeqytetit. Për 8 ditë ata mundën të shpëtonin më shumë se 120 veta që kishin mbetur gjallë nën rrënojat. Shpëtuesit rusë shpëtuan 9 veta. Rusia do të dërgojë në Haiti edhe një grup tjetër suplementar mjekësh, produkte ushqimore, medikamente, materiale të nevojës së parë dhe ujë për funksionimin e spitalit rus, njoftoi Kreu i Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme të Rusisë Sergei Shojgu. Mjekët rusë tashmë kanë kuruar më shumë se 270 veta, ndër të tjera 67 fëmijë.