Në Rusi vitin e kaluar Mjeteve të Informimit Masiv (MIM) iu bënë më tepër se 30 paralajmërime për përhapje informacioni që propagandon ekstremizmin, njoftoi Kreu i Ministrisë së komunkacioneve dhe ndërlidhjes Igor Shogoljev në "Orën qeveritare" në Dumën Shtetërore të Rusisë. Gjatë kësaj nuk bëhen kurrëfarë dallimesh, nëse është ky kanal televiziv privat apo me pjesëmarrje shtetërore, theksoi ministri, duke siguruar, se dikasteri reagon operativisht ndaj shfaqjes nga kanalet televizive të informacionit të palejueshëm. Kjo ka të bëjë, në veçanti, edhe me propagandimin e narkotikëve dhe pornografisë.