Rusia dhe NATO po rivendosin bashkëpunimin midis ushtarakëve. Më 26 janar në Bruksel do të zhvillohet mbledhja e parë e Këshillit Rusi-NATO, pas normalizimit të marrëdhënieve, në nivel shefash të Shtabeve të Përgjithshëm, njoftuan në përfaqësinë e përhershme të Rusisë pranë Aleancës. Në dhjetor të vitit 2009 Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen paraqiti planin e bashkëpunimit tekniko-ushtarak, i cili parashikon, në veçanti, mbështetjen nga ana e Rusisë të operacionit paqeruajtës ndërkombëtar në Afganistan.