Ekuipazhet e aviacionit të fluturimeve të largëta të Rusisë realizuan me sukses patrullimin ajror në rajonin e Oqeanit të Ngrirë të Veriut. Mbi ujërat neutrale dy aeroplanë bombardues strategjikë rusë të modelit Tu-95 shoqëruan 6 gjuajtës të NATO-s, u njoftoi gazetarëve Përfaqësuesi zyrtar i Forcave Ushtarako-Ajrore ruse Vladimir Drik. Ai theksoi, se të gjitha fluturimet po realizohen në përputhje të plotë me rregullat ndërkombëtare të shfrytëzimit të hapësirës ajrore, pa shkeljen e kufijve të shteteve të tjera.