Viktima të tërmetit shkatërrimtar në haiti u bënë 75 veta, rreth 1 milion të tjerë mbetën pa strehë mbi kokë. Këto janë të dhënat zyrtare të drejtorisë së mbrojtjes civile të Haitit. Banorët e rajoneve që e pësuan keq nga fatkeqësia natyrore provojnë, si dhe më parë, mungesë uji, produktesh ushqimore, medikamentesh dhe çadrash banimi. Ndihmë Haitit po i jep intensivisht OKB-ja dhe dhjetra vende të botës, ndër të cilat dhe Rusia, e cila dërgoi në rajonet e prekura nga tërmeti shpëtuesit e vet, një spital aeromobil dhe disa aeroplanë transporti për realizimin e dërgimit të ndihmave humanitare në ishull.