0Këshilli i Sigurimit të OKB miratoi rezolutën sipas së cilës përbërja e kontigjentit paqeruajtës në Haiti do të rritet në 3.5 mijë veta. Rezoluta u përgatit me kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB Ban Ki Mun. Ditët e fundit në Haiti, situata sociale dhe kriminogjene u acarua shumë: kjo gjë ndodhi për shkak të pakënaqësisë së popullsisë ndaj ritmeve të ngadalta në ofrimin e ndihmës humanitare dhe vëllimin e pamjaftueshëm të saj.  Sipas njoftimeve nga Haiti, në Port-au-Prince po shpërthejnë çrregullime, madje janë shënuar edhe raste plaçkitjesh. Një gjendje e tillë është një nga arsyet kryesore të forcimit të kontigjentit paqeruajtës të OKB atje.