0 Autoritetet iraniane të aviacionit dhanë leje për fluturimin e aeroplanit rus Su-27 mbi territorin e Republikës Islame, i cili dërgohet në sallonin e aviacionit në Bahrein, i njoftoi Agjencisë Ria Lajmet bashkëpunëtori i ambasadës së Iranit në Moskë. Siç njoftoi MPJ ruse, Irani nuk ka lejuar nëpërmjet hapësirës së vet ajërore fluturimin e aeroplanit gjuajtës, i cili i përket kompanisë "Suhoj", dhe që po dërgohet në Bahrein për tu prezantuar në ekspozitë. Sipas konfirmimit të palës ruse kërkesa për realizimin e fluturimit të përcaktuar iu transmetua palës iraniane nëpërmjet ambasadës së Rusisë në Teheran përkatësisht rregullave dhe afateve të caktuara.