Ngricat e kapën në befasi Europën, shkruan botimi "Izvestia". Infrastruktura e Botës së Vjetër u gjend fare e papërgatitur për tu përballur me një mot të tillë. Fillimi i shekullit të XXI qe i ngrohtë dhe politikanët europianë nuk menduan fare për surprizat që mund të sillte moti, por vazhduan të luftojnë me furnizuesit e mëdhenj të gazit si vendas, ashtu edhe të huaj. Luftuan për "konkurrencën e lirë", përsiatën për "sigurinë energjetike". Temperaturat shumë të ulëta ua kthjelluan mendjen shumë vetave. Në Britaninë e Madhe, aktualisht njerëzve iu këshillua të blejnë bateri, në mënyrë që tu punojë, të paktën, radio. Në të vërtetë vendin e shpëtoi vetëm gazi rus, sepse furnizimet norvegjeze u ndërprenë për shkak të motit  të keq. Në Gjermani po spekullohet në mënyrë mjaft aktive me "arin e kaltër". Diku ndihmon qymyrguri. Por në portet e mëdha detare është krijuar një trafik i ngjeshur anijesh, të cilat merren me transportimin e tij. Në këtë mënyrë Europa po korr frytet e hidhura të luftës së vet me "monopolistët", me të cilën ajo është marrë gjatë gjithë këtyre dhjetë viteve të fundit. Ndërkohë që puna me ndërtimin e tubacioneve të reja ruse ("South Stream" dhe "Nord Stream"), të cilat, siç dukej në vështrim të parë, destinoheshin të kontribuonin pikërisht në konkurrencën e furnizimeve, në të vërtetë po avancojnë me shumë vështirësi. Nuk është aspak sekret fakti, që projekti "Nabucco" po realizohet me një qëllim të vetëm: që gazsjellësi rus "South Stream" të rezultojë i padobishëm. Po çfarë dha në të vërtetë kjo "luftë për konkurrencën e lirë" dhe sigurinë energjetike? Sigurisht që pyetja është retorike. Përsa kohë që dimrat janë të ngrohtë, çdo gjë duket sikur shkon mbarë e mirë. Sa fillon dimri i vërtetë, teoritë e propozuara bien poshtë, përmbledh shkurtimisht botimi "Izvestia".

 

Kryeministri Vladimir Putin deklaroi, se shumë komplekse dhe sisteme të drejtimit, zbulimit dhe ndërlidhjes së ushtrisë janë vjetëruar. Por tani për tani nuk është fare e qartë mënyra se si do të organizohet procesi i modernizimit në këtë fushë, vë në dukje botimi "Vremia novostiej". Ai shkruan, se kuptimi i domosdoshmërisë së krijimit të sistemit bashkëkohor të drejtimit të trupave ekziston në udhëheqjen e vendit. Dhe urdhëri për krijimin e tij është dhënë që nga viti 2000. Por në të nuk është përcaktuar personi përgjegjës për projektin. Vladimir Putin vetëm tani u kujtua, se realizimi i sistemit ka nevojë për kryekonstruktor.

 

Në parlamentin rus po përgatitet programi me emrin konvencional "Duma-2010". Qëllimi i tij, sipas të dhënave të botimit "Nezavisimaja gazeta", qëndron në modernizimin me përmasa të gjera të zemrës së Dhomës së Ulët të Këshillit të Federatës-sallës së mbledhjeve plenare të Dumës Shtetërore. Vitin që vjen në të  duhet të fillojë era e interaktivitetit të vërtetë. Dhe vetëm atëherë do të eliminohet pothuajse plotësisht qarkullimi i dokumentave me letra. Duma së shpejti duhet të bëhet një nga parlamentet e pajisura me teknikën më bashkëkohore në botë. Edhe pse kontrata konkrete akoma nuk është nënshkruar, specialistët teknikë tashmë e dinë se ripaisja e paralmentit do të bëhet gjatë pushimeve verore të vitit që vjen. Afërsisht ky proces do të kushtojë 30 milionë dollarë, pikërisht këtë shumë i përmendën botimit "Nezavisimaja gazeta" burimet jo zyrtare në aparatin e Dumës Shtetërore. Vitin që vjen në Rusi mund të shfaqet Parlamenti i vërtetë elektronik.