Siç dihet, raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë do të zhvillohet më 7 shkurt me pjesëmarrjen e Viktor Janukoviçit dhe Julia Timoshenkos. Mbi këtë temë përsiat Fjodër Llukjanov, Kryeredaktori i revistës «Россия в глобальной политике» ("Rusia në politikën globale"). "Raundi i parë i zgjedhjeve nuk bëri kurrëfarë sensacioni. Si minimum, mund të flitet mbi atë, se zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë plotësisht demokratike dhe ishin transparente, - mendon eksperti. - Në krahasim me situatën që u krijua 5 vite më parë, me ndërhyrje masive në procesin e zgjedhjeve të gjithëfarë faktorëve dytësore nga të gjitha anët, ky, sigurisht, është një progres jashtëzakonisht i madh. Po se çdo të ndodhë më tej, kjo është e vështirë të prognozohet. Po, Viktor Janukoviç përkatësisht votave të grumbulluara në raundin e parë e parakalon Julia Timoshenkon. Por, sipas mendimit të shumë ekspertëve, ai tashmë e shfrytëzoi gjithë potencialin e elektoratit të vet, arriti, si i thonë fjalës, "tavanin" e mundësive të veta. Kurse Julia Timoshenko ka shanse të mira për të tërhequr në anën e vet ithtarët e Sergei Tigipko-s, Arsenij Jacenjuk-ut dhe Viktor Jushenko-s, të cilët mbetën "jashtë bordit të anijes". Viktor Janukoviç pas fitores së vet në raundin e parë të zgjedhjeve deklaroi, se në qoftë se ai do të bëhet president, Ukraina do të orientohet, në radhë të parë, kryesisht nga Rusia, ndërsa, së dyti, nuk do të anëtarësohet në NATO. Ç'mendoni ju në lidhje me këto deklarata të tij? "Me thënë të drejtën mua kjo gjë më habiti disi, sepse pikërisht tani detyra e Janukoviçit konsiston në atë që të sigurojë jo mbështetjen nga ana e atyre që e simpatizojnë këtë parullë, devizë të tij, por atyre zgjedhësve që nuk kanë votuar ende për të! Dhe në këtë rast për atë do të ishte më e arsyeshme tu drejtohej pikërisht këtyre të fundit". Julia Timoshenko i premtoi elektoratit të vet, se Ukraina pas 5 vjeshtësh do të hyjë në Bashkimin Europian. Sa reale është një gjë e tillë, sipas mendimit tuaj? "Jo, për hyrjen e Ukrainës në BE tani as që mund të bëhet fare fjalë. Unë mendoj, se në 10 vitet e afërta nuk do të ketë kurrëfarë anëtarësimi të Ukrainës në Bashkimin Europian për 2 shkaqe të ndërlidhura midis tyre, por megjithatë krejtësisht të ndryshme, - shprehet me bindje të plotë eksperti. - Nga njëra anë, Ukraina nuk është aspak e gatshme për tu bërë anëtare e kësaj organizate, nuk është e gatshme për respektimin e të gjitha kritereve europiane. Nga ana tjetër, Bashkimi Europian nuk shpreh gatishmëri për zgjerim të mëtejshëm serioz në drejtim të Lindjes, dhe aq më tepër për pranimin në radhët e veta të një vendi të tillë kaq të madh e problematik si Ukraina", konkludon Fjodër Llukjanov.