Shkarko audiofailin


Gjeneral armate, Hero i Federatës Ruse. Atij i përket rekordi absolut i kohëqendrimit në pushtet midis gjithë politikanëve postsovjetikë të rangut të ministrave. Ai ka drejtuar dhe vazhdon të drejtojë luftën me situatat e jashtëzakonshme në të gjitha përbërjet e qeverive ruse që nga viti 1991.

Sergei Shojgu lindi në 5 maj të vitit 1955 në qytetin Çadan të qarkut Autonom të Tuvasë. Mbaroi Institutin Politeknik të Krasnojarskut. Për nga profesioni ai është inxhinier ndërtimi, kandidat i shkencave ekonomike. Ministria e Situatave të Jashtëzakonshme e Rusisë, që kryesohet aktualisht nga ai, përbëhet nga një rrjet shërbimesh kërkimoro-shpëtuese të përhapura në të gjitha rajonet e Rusisë, trupat e mbrojtjes civile, Akademia e mbrojtjes civile, Qendra për përgatitjen e shpëtuesve, Instituti studimoro-shkencor dhe Qendra e monitorimit dhe parashikimit të situatave emergjente.

Thonë, se emri që i vihet njeriut dhe e udhëheq atë më pas në rrugën e jetës. I përkthyer nga gjuha komi mbiemri i Sergei Shojgu-së tingëllon si "gropë kufomash". Por pavarësisht nga ky fakt, pikërisht atij vetë dhe korpusit të tij shumë njerëz i kanë borxh jetën e vet.

Shojgu arriti të krijojë një ekip mobil shokësh të një mendimi. Autoriteti që gëzon ai është i padiskutueshëm. Vështrimi i ngulët që lëshon nën vetulla dëshmon për karakterin e tij të fortë, këmbëngulës, energjik.Të gjitha situatat emergjente ndodhen nën kontrollin e tij personal. "Unë nuk dua që shpëtuesit, të cilët i respektoj pa masë, të më pyesin mua ndonjëherë: po ju a keni qenë atje? Dhe Shojgu vërtet ka qenë gjithkund.

Armata e tij është përherë në gjendje gatishmërie № 1 dhe ndodhet në mënyrë të rrufeshme në vendin e duhur, qofshin këto shpërthime zjarresh, tërmete, Cunami shkatërrimtar, avaria teknogjene në hidrocentralin Sajano-Shushensk apo hedhja në erë e trenit "Njevskij ekspres".

Në familje Shojgu është i rrethuar nga femrat. Ndoshta atyre u imponohet natyra e tij prej njeriu të sigurt, tek i cili mund të mbështetesh gjithmonë. Bashkëshortja e tij Irina merret me organizimin e biznes-turizmit. Vajza e madhe shkoi pas gjurmëve të të jatit. Ajo është drejtoreshë e Qendrës së ndihmës psikologjike emergjente të Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme të Rusisë (MSJ). Vajza e dytë e tij, Ksenia, vazhdon studimet në fakultetin ekonomik të Institutit Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës.

Për jetën e vet private Shojgu nuk parapëlqen të flasë. Ky "njeri i punës" është gjithmonë fjalëpakët. Rrallëherë u jep shkas gazetarëve të njihen me zakonet e tij: në mëngjes ai kurrë nuk pi duhan, preferon të hajë në mëngjes bollgull me tërshërë, kos dhe bie në gjumë në orën 21.00 të mbrëmjes. Dhe të gjitha këto për hir të ruatjes së shëndetit. Megjithëse duhanin nuk e lë principialisht, sepse duhet të ketë njeriu, dreqi e mori, edhe ndonjë kënaqësi të vogël në këtë jetë! Ai preferon kuzhinën e mirë, mishin verën e kuqe të thatë, peshkun e freskët-ushqimi, e ngrëna për të është njëfarë rituali i llojit të vet. Ai merret intensivisht me sport. Parapëlqen futbollin dhe vrapimin me kuaj (hipizmin). Ai preferon këngën autoriale dhe muzikën klasike, sidomos nën interpretimin e Vanessa Mae. Pushimet i kalon vetëm brenda territorit të Rusisë, në viset e vendlindjes së vet, në Sajanë.

Në nëntor të vitit 2009 Sergei Shojgu u zgjodh President i Shoqatës Gjeografike Ruse. Shojgu destinohet ti rikthejë lavdinë e kohërave të shkuara kësaj organizate të krijuar në vitin 1845. Nuk ka pikë dyshimi se ai me këmbënguljen që e karakterizon do t'ia dalë medoemos punës në krye përkatësisht realizimit në jetë të këtij qëllimi, po ashtu si dhe pikësynimit të vet për aplikimin, sanksionimin e përgjegjësisë penale për mohimin e fitores së Bashkimit Sovjetik në Luftën e Madhe Patriotike. Shojgu kërkoi nga shokët e tij në Partinë "Rusia Unike" të mos e zvarrisin punën me këtë temë, por ta paraqesin atë sa më shpejt për shqyrtim në Dumën Shtetërore: "Ndërsa atje dhe do të shohim-se në ç'anë të llogores është gjithësecili".