0Detyra me rëndësi të dorës së parë në lidhje me përmirësimin e gjendjes demografike në vend shtroi Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev në mbledhjen e Këshillit për realizimin e projekteve prioritare kombëtare dhe politikës demografike. Ai vuri në dukje, se pavarësisht nga fakti, se tashmë që prej 4 vjetësh po vërehet tendenca e qëndrueshme e rritjes së lindshmërisë dhe rënia e vdekshmërisë, në një sërë rajonesh situata nuk paraqitet aspak e pëlqyeshme. Sipas mendimit të Presidentit, në radhë të parë duhet të zhvillohet rrjeti i qendrave të materniteteve, të propagandohet mënyra e shëndoshë e jetesës së fëmijëve dhe adoleshentëve si dhe të realizohen në jetë programet e dhënies së ndihmës për familjet, gratë dhe fëmijët.