0Situata me turistët rusë, të cilët u bënë pre e fatkeqësisë natyrore në aksin automobilistik midis Kairos dhe Sharm-Esh-Sheikh-ut, po normalizohet. Së shpejti njerëzit do të çohen në hotelet e tyre pranë Detit të Kuq me rrugë ajrore dhe tokësore, njoftuan në ambasadën e Federatës Ruse në Egjipt. Aktualisht rusët ndodhen në Kairo. 300 veta nuk mundën të kthehen nga kryeqyteti egjiptian në Sharm-Esh-Sheikh, kur në  aksin rrugor u  bllokuan autobusët e ekskursionistëve për shkak të rrëshqitjes së tokës, të shkaktuar nga rrebeshet e shirave.