0Vëllimi i turizmit botëror ra 4 % vitin e kaluar, dhe Afrika ishte rajoni i vetëm i planentit ku ky tregues bile u rrit, njoftoi Organizata Botërore e Turizmit. Më shumë nga të gjithë këtë rënie e ndjenë mbi vete Europa dhe Lindja e Mesme, ku vitin e kaluar shkuan 6 % më pak turistë. E megjithatë, ndër vendet që e mbyllën vitin 2009 me plus, pra, me rritje të numrit të turistëve, ishin Irani, Nepali, Suedia, Maqedonia, Hungaria, Serbia dhe Turqia.