Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki- Mun i propozoi Këshillit të Sigurimit të rrisë numërin e forcave paqëruajtëse të Organizatës në Haiti me 2 mijë veta, kurse numrin e policëve të OKB-së me 1.5 mijë persona. Për aktivizimin e mundshëm të forcave të veta OKB-në e detyron gjendja e acaruar kriminogjene në ishull. Për shkak të deficitit të madh të ndihmës humanitare, atje vazhdimisht shpërthejnë çrregullime, madje janë shënuar dhe raste plaçkitjesh. Në operacionet kërkuese po marrin pjesë shpëtuesit e Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme të Rusisë, kurse mjekët rusë po u ofrojnë ndihmë të plagosurve dhe të traumatizuarëve.