0Zgjedhjet në Ukrainë iu përgjigjën pjesës më të madhe të standarteve të OSBE-së dhe Këshillit Europian, thuhet në deklaratën e misionit të përbashkët të vëzhguesve të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Byrosë së instituteve të të drejtave të njeriut, Parlamentit Europian si dhe Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Ndërkohë, shtabi i Julia Timoshenkos deklaroi, se në disa vende pati falsifikime, të cilat gjoja  rritën artificialisht diferencën e Liderit të Partisë opozitare të Rajoneve Viktor Janukoviç nga Kryeministrja me 6%, por gjithësesi ajo nuk ka ndërmend të ngrejë padi e të ankohet përsa i përket rezultateve të raundit të parë të zgjedhjeve.