0Liderja e Partisë opozitare "Rruga e Gjeorgjisë", ish Ministrja e Punëve të Jashtme Salome Zurabishvili i kërkoi ambasadën së Ukrainës dhe KQZ së Gjeorgjisë të paraqesin listën e vëzhguesve gjeorgjianë në zgjedhjet presidenciale, në mënyrë që të verifikojë informacionin e masmediave në lidhje me faktin se nën maskimin e vëzhguesve në Ukrainë mbërritën bashkëpuntorët e policisë gjeorgjiane. Opinionit publik të Gjeorgjisë i intereson të mësojë  gjithashtu për shpenzimet e udhëtimit në Ukrainë të 2 mijë vëzhguesve gjeorgjianë. Sipas fjalëve të Salome Zurabishvilit, dërgimi i këtij numri të madh vëzhguesish mund të vlerësohet si tentavivë për ndërhyrje në procesin zgjedhor në Ukrainë.