0Korrupsioni është një nga problemet më të mprehta të Rusisë, deklaroi Dimitri Medvediev në takimin me udhëheqjen e Dhomës së Kontrollit të Shtetit. Sipas fjalëve të tij, "situata me korrupsionin mbetet ajo e mëparshme, megjithëse për nga pikëpamja e rregullit juridik gjërat janë përmirësuar në krahasim me 5-7 vjet më parë". Lufta kundër korrupsionit duhet të bëhet prioritet për Dhomën e Kontrollit Shtetëror. Presidenti quan gjithashtu si detyrë të shkallës së parë për Dhomën, ushtrimin e kontrollit ndaj plotësimit të buxhetit federal dhe shpenzimeve. Ai ngarkoi Dhomën e Kontrollit Shtetëror me detyrën e plotësimit të vendimit të samitit të "G-20"-shes për monitorimin e ekonomive të vendeve të tjera.