0Kandidati i Partisë së Rajoneve Viktor Janukoviç kryeson i sigurt në zgjedhjet e presidentit të Ukrainës në mes të elektoratit të qendrave rajonale të vendit. Për këtë dëshmojnë rezultatet e sondazhit të zhvilluar midis zgjedhësve në dalje të qendrave të votimit (exit-poll) në gjysmën e parë të ditës së sotme nga korrespondentët e Agjencisë "Interfax" në 24 qendra rajonale, në Kiev dhe Sevastopol. Gjithsej u anketuan 2950 zgjedhës në pikat e votimit të vendosura si në rajonet qendrore, ashtu dhe ato periferike të qyteteve ukrainase. Këto të dhëna nuk janë representative, përfaqësuese për gjithë popullsinë e vendit, meqenëse nga sondazhi nuk u përfshinë rajonet rurale.