Papa i Romës Benedikti i XVI për herë të parë vizitoi sinagogën ku u takua me anëtarë të autoritetshëm të komunitetit hebraik të Italisë. Përpara kësaj në sinagogën e kryeqytetit italian ka qenë vetëm një herë Pontifiku Gjon Pali i II, i cili i quajti hebrenjtë "vëllezërit tanë më të mëdhenj (vjetër)". Benedikti i XVI e përmendi këtë fakt gjatë predikimit tradicional të së dielës në Vatikan. Ai shprehu besimin e thellë në zhvillimin e miqësisë dhe mirëkuptimit midis katolikëve dhe judaistëve.