Lideri i Partisë opozitare të rajoneve Viktor Janukoviç dhe Kryeministrja Julia Timoshenko dolën në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë. Të tilla janë të dhënat e sondazheve të zhvilluara në dalje të pikave të votimit (exit-poll) të marra nga korrespondentët e agjencisë ITAR-TASS. Janukoviç, sipas tyre, ka grumbulluar 37,6 % të votave, Timoshenko-26,13 % të zërave. I treti u rendit bankieri Sergei Tigipko me 11,64 %, i cili parakalon Presidentin aktual Viktor  Jushenko, Kryetarin e parlamentit Vladimir Litvin dhe ish Zëdhënësin e Verhovnaja Radës Arsenij Jaseniuk.