Në qarkun e TransKarpateve, në pikëpjekjen e vijave kufitare shtetërore të Ukrainës, Rumanisë dhe Hungarisë u ndaluan dy ukrainas me disa pako vletë votimesh të falsifikuara. Për këtë njoftoi rrjeti civil krahinor i TransKarpateve "Opora" ("Mbështetja"), që merr pjesë në monitorimin e zgjedhjeve presidenciale, të cilat po zhvilloen sot në Ukrainë. Sipas fjalëve të të ndaluarëve, ata duhej ti hidhnin këto fletë votime të falsifikuara në kutitë e votimit në mbështetje të njërit prej kandidatëve në pikën zgjedhore në fshatin Fertishollmosh në Zabollotie, ku shuminën e popullsisë e përbëjnë hungarezët vendas.