Më tepër se 15% e elektoratit votoi në zgjedhjet presidenciale në Ukrainë të dielën deri në orën 11.00 të Kievit (më 12.00 sipas orës së Moskës). Ky tregues është 7% më i vogël se në raundin e parë të zgjedhjeve në vitin 2004. Kryetari i Komitetit të Dumës Shtetërore të Rusisë për çështjet e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura Aleksei Ostrovskij njofton nga Kievi mbi aktivizimin e madh të zgjedhësve dhe mungesën deri në këtë moment të shkeljeve serioze në zhvillimin e votimit. Zgjedhjet do të mund të quhen si të përfunduara dhe të vlefshme vetëm në qoftë se do të votojë 50% e elektoratit. Gjithësej në Ukrainë numërohen 36,5 milionë zgjedhës dhe më tepër se 33 pika votimi.