0Dimitri Medvediev i bëri thirrje qeverisë të sigurojë qendrueshmërinë dhe balancimin e gjithë sistemit buxhetor duke rritur gjatë kësaj rolin e buxhetit. Sipas fjalëve të Presidentit, buxheti duhet të jetë një instrument real i ekonomisë ruse, të ndikojë realisht në të gjitha proceset ekonomike, ndër të tjera edhe në çështjet e modernizimit të ekonomisë. Dimitri Medvediev kujtoi, se sipas të dhënave të saktësuara, parashikimi socialo-ekonomik për vitin e kaluar "është më optimist": treguesi i rritjes së GDP është rritur nga 1.6 deri në 3.1%.