0Rusia dhe NATO do të fillojnë punën mbi pasqyrën e kërcënimeve të përgjithshme dhe sfidave të shekullit të XXI, njoftoi Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë NATO-s Dimitri Rogozin. Detyra për të përgatitur pasqyrën e kërcënimeve të përgjithshme të sigurisë së Rusisë dhe vendeve të NATO-s iu ngarkua ministrave të MPJ mbi bazë të përfundimeve të mbledhjes së Këshillit Rusi-NATO të mbajtur më 4 dhjetor në Bruksel. Sipas mendimit të Dimitri Rogozin, 5-6 mbledhje të ambasadorëve dhe ekspertëve do të lejojnë që aty nga muaji prill të arrihet në një raport të vlefshëm, i cili do tu paraqitet ministrave të MPJ dhe udhëheqjeve të vendeve tona.