Për vëzhgimin e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë Parlamenti Europian dërgoi 10 deputetë. Sipas njoftimit të shërbimit informativ të Parlamentit Europian, grupin e kryesoi socialisti polak Pavell Koval. Në të hynë gjithashtu deputetët nga Polonia, Lituania, Letonia, Rumania, Bullgaria dhe Gjermania. Sipas mendimit të Pavell Kovalit "zgjedhjet presidenciale në Ukrainë, ka mundësi, të ndikojnë në marrëdhëniet midis Bashkimit Europian dhe Ukrainës, ndër të tjera edhe në negociatat për Marrëveshjen mbi asociimin".