0Delegacioni i Dumës Shtetërore të Rusisë mbërriti në Ukrainë për të vëzhguar zgjedhjet presidenciale në vend, të cilat do të zhvillohen më 17 janar. Siç i njoftoi Agjencisë ITAR-TASS Zëdhënësi i saj Aleksandër Babakov, deputetët planifikojnë të vizitojnë Kievin, Simferopolin, Odesën, dhe Doneckun, ku ata do të jenë prezentë gjatë votimit dhe numërimit të votave deri më 19 janar. "Detyra kryesore e misionit që shprehja e vullnetit të lirë politik të popullit ukrainas të zhvillohet objektivisht dhe mbi bazë të ligjit, me respektimin etë gjitha normave të së drejtës ndërkombëtare", deklaroi Aleksandër Babakov. Ai theksoi, se Rusia do të pranojë çdo lloj zgjedhje të ligjshme të popullit ukrainas dhe shpreson në bashkëpunim të mirë fqinjësor me pushtetin e ri.