Shkarko audiofailin


Fushata elektorale presidenciale në Ukrainë doli në finishin e vet të drejpërdrejtë. Të shtunën në vend do të jetë  "dita e qetësisë", kur ndalohet çdo lloj agjitacioni politik. Kurse të dielën, më 17 janar, do të zhvillohen votimet. Dhe pikërisht sot 18 kandidatët, të cilët pretendojnë për postin kryesor në Ukrainë, kanë shansin e fundit për t'iu drejtuar popullit dhe për të fituar pikë suplementare. Kandidatët kryesorë nuk hezitojnë aspak ta shfrytëzojnë këtë mundësi. Kështu, Kryetari i Partisë Rajonale Viktor Janukoviç po e mbledh elektoratin e vet në një miting në Kiev. Kurse në mbrëmje, po ashtu si edhe oponteti i saj kryesor, Kryeministrja aktuale Julia Timoshenko do të dalë në trasmetimin direkt të kanaleve televizive ukrainase. Presidenti aktual i Ukrainës Viktor Jushenko do të takohet me vëzhguesit e Bashkimit Europian dhe do të prezantojë gjithashtu librin me përmbledhjen e fjalimeve të veta të mbajtura gjatë viteve 2005-2010. Ka shumë të ngjarë që Viktor Jushenko të  mos duket përsëri në tribuna kaq të larta, të paktën, në një kohë të afërt.  Duke gjykuar nga rejtingu aktual, ai nuk ka shans të bëhet përsëri President i Ukrainës në këto zgjedhje. Gjë kjo që nuk mund të thuhet përkatësisht bankierit Sergei Tigipko, i cili zë vendin e tretë në rejtingun  parazgjedhor. Pavarësisht, se në dallim nga liderët e tjerë të garës, ai për herë të parë merr pjesë në luftën për postin e Presidentit, ka një eksperiencë të pasur politike. Në zgjedhjet e kaluara, që u mbajtën në vitin 2004, Sergei Tigipko kryesoi shtabin elektoral të Viktor Janukoviçit, dhe para pak kohësh ka qenë këshilltar i Julia Timoshenkos. Kjo gjë i dha atij mundësinë që brenda një afati shumë të shkurtër kohor të bëhet një figurë mjaf e njohur në Olimpin politik të Ukrainës. Por, si zor që Sergei Tigipko të arrijë deri në finale, mendon politologu ukrainas Vadim Karasjov: "Beteja për daljen në finale do të zhvillohet sot midis Viktor Janukoviçit dhe Julia Timoshenkos. Me të vërtetë, Viktor Janukoviç tashmë e zgjidhi detyrën e daljes në finale dhe aktualisht synimi kryesor i tij është krijimi i një distance sa më të madhe nga Julia Timoshenko që në raundin e parë, në mënyrë që ti sigurojë kështu vetes fitoren në raundin e dytë. Kurse Julia Timoshenko po zgjidh detyrën e hyrjes në raundin e dytë. Lufta po vjen duke u ashpërsuar, kurse  pasionet po ziejnë. Ka shumë mundësi, që menjëherë pas raundit të parë, të zhvillohen dëgjime gjyqësore përsa i përket rezultateve të tij. Dhe ka shumë të ngjarë që paditë në gjyq ti dërgojnë të dy kandidatët. Për falsifikimit e mundshëm të votave të zgjedhësve po flitet gjatë gjithë kohës së zhvillimit të kësaj fushate elektorale. Pikërisht kjo arsye mund të çojë në mitingje masive ose, siç thonë në Ukrainë, tek mejdanët. Vetëm se aktivizim të tillë të qytetarëve, si 5 vite më parë, nuk do të ketë më. Premtimet e veta liderët e "revolucionit portokalli" nuk i mbajtën, niveli i jetesës së ukrainasve ra në mënyrë të qenësishme. Ka shumë mundësi që çdo kandidat të ketë mejdanin e vet, ithtarët e vet, që do të dalin në miting për të përkrahur liderët e tyre dhe të kundërshtojnë rezultatet e votimit. Kështu që periudha midis raundit të parë dhe të dytë të zgjedhjeve presidenciale nuk premton të jetë e qetë. Natyrisht, që kandidatët nuk i lanë jashtë vemedjes së vet edhe banorët e Republikës Autonome të Krimesë. Sipas mendimit të Zëvendësit të parë të kryetarit të Mezhlisit të tartarëve të Krimesë Rifat Çubarov, pjesa më e madhe e tartarëve të Krimesë simpatizojnë Julia Timoshenkon. Me që ra fjala, në Krime Julia Timoshenko shkoi në 3 janar. Këtë javë banorët e saj e pritën përsëri atë, sepse Kryeministrja duhej tu dorëzonte çelësat e apartamenteve të reja pretenduesve të radhës të qytetit të Sevastopolit. Por, me sa duket, duke hezituar nga popullariteti i ulët që gëzon midis popullsisë së Ukrainës Lindore dhe Jugore, Julia Timoshenko vendosi të përforcojë suksesin e vet në Perëndim. Dje në Simferopol mbërriti Viktor Janukoviç. Kandidati nga Partia Rajonale vizitoi jetimët në shtëpinë e fëmijës dhe zhvilloi urën telekomunikative me banorët e Gadishullit. Duke iu përgjigjur pyetjes për dhënien e statusit zyrtar gjuhës ruse, Viktor Janukoviç i siguroi banorët se: " Ne patjetër menjëherë pas zgjedhjeve do të votojmë për Ligjin mbi gjuhët në parlament. Ju mund të jeni të qetë për këtë. Dhe kjo çështje do të eliminohet njëherë e përgjithmonë në Ukrainë. Ne nuk do të lejojmë poshtërimin e popullsisë rusishtfolëse". Një tjetër temë që i shqetëson  banorët e Krimesë është fati i Flotës ruse të Detin e Zi. Viktor Janikoviç premtoi ta zgjidhë këtë çështje në mënyrë të tillë që të mos i shkaktojë në kurrëfarë mënyrë dëm marrëdhënieve të Ukrainës me Rusinë. Më tej ai shtoi, se përkatësisht  pikëpamjes ekonomike ai ka ndërmend të mbrojë interesat kombëtare të Ukrainës".