0Duma Shtetërore votoi për ratifikimin e protokollit të 14-të të Konventës Europiane për të drejtat e njeriut, që parashikon reformimin e Gjykatës së Strasburgut. Qëllimi kryesor i protokollit është rritja e efektivitetit të veprimtarisë së gjykatës, e cila po "mbytet" nga numri në rritje i ankesave dhe padive të përvitshme që paraqiten në të. Pro ratifikimit të tij votuan 392 deputetë të Dumës Shtetërore, kundër-56. Abstenim nuk pati. Duke marrë fjalën në mbledhje, Zëvendës ministri i parë rus i punëve të jashtme Andrei Denisov deklaroi, se ratifikimi i protokollit krijon mundësinë e shndërrimit të Gjykatës Europiane për të drejtat e njeriut në një organ të papolitizuar që funksionon realisht.