Rusia nuk vëren kurrëfarë gatishmërie nga ana e furnizuesve amerikanë të mishit të pulës për respektimin e kërkesave veterinare ruse dhe për këtë arsye është e gatshme ta blejë mishin në vende të tjera, deklaroi Kryeministri Vladimir Putin në mbledhjen e mbajtur në qarkun e Leningradit në lidhje me zhvillimin e degës së rritjes së shpendëve. "Kjo nuk është aspak ndonjë kërkesë ekskluzivisht ruse, tekë e saj, por po ato standarte të pranuara e vepruese në Bashkimin Europian. Ne, thjesht, i adaptuam ato për përdorim në vendi tonë", vuri në dukje Kryeministri rus. Kurrëfarë nënteksti politik nuk ka në këtë gjë. Fjalë bëhet vetëm mbi ekonominë dhe sigurinë e produkteve, konfirmoi Vladimir Putin. "Kryesore është ruajtja e shëndetit të njeriut", - tha ai.