0Presidenti i holldingut "Izvestia" Vladimir Mamontov nuk e përjashton faktin se shkak kryesor i mbylljes së gazetës së njohur "Izvestia në Ukrainë" është fjala e tij mbajtur në kuadrin e radiourës komunikative Kiev-Moskë, të organizuar nga radiokompania "Zëri i Rusisë". Për këtë ai deklaroi në Kiev, ku shkoi me qëllim që të sqarojë direkt në vend situatën e krijuar. Këtë vendim e morën partnerët ukrainas-holldingu "Glavred-media". Pala ukrainase e motivoi këtë hap me faktin se gjoja botimit i lindën probleme financiare. Por tani le të kthehemi tek shkaku fillestar i kësaj ngjarjeje. Drejtori i botimit "Izvestia" në radiourën komunikative u shpreh mjaft hapur rreth veprimtarisë së njërit prej pjesëmarrësve të fushatës aktuale elektorale presidenciale, Viktor Jushenkos. Për veç kësaj, Vladimir Mamantov e hodhi poshtë vendosmërisht supozimin e oponentëve të vet nga Kievi në lidhje me atë, se pronarët ukrainas mund ti diktojnë gazetës çfarë dhe si të shkruajë ajo: "Mua mu desh ti përgjigjem në një formë tejet të ashpër replikës së gazetarit ukrainas, drejtues të emisionit". "Ne e dimë fare mirë tashmë se si veprojnë gazetarët e botimit "Izvestia në Ukrainë" tha ai. Ata, çfarë thonë pronarët ukrainas, atë dhe shkruajnë". Faktikisht, kjo gjë mua mu duk absolutisht e gabuar. Unë, në radhë të parë, thashë se kjo gjë bie në kundërshtim me Marrëveshjen e nënshkruar me partnerët tanë ukrainas, dhe në fakt, me të gjitha principet e gazetës "Izvestia". Deklaratën e partnerëve ukrainas të "Izvestia në Ukrainë", se botimi u mbyll për shkak të problemeve ekonomike, Vladimir Mamontov e quan të

0pathemeltë

.

0Kryeredaktorja e gazetës "Izvestia në Ukrainë" Janina Sokollovskaja gjithashtu shprehet e bindur se shkaku i vërtetë i mbylljes së botimit ka karakter politik. Sipas fjalëve të saj, në kulmin e fushatës elektorale përfaqësuesit e njërit prej kandidatëve për në postin e Presidentit u përpoqën t'i impononin gazetës reklamën e tij politike. Përveç kësaj, udhëheqja e gazetës refuzoi të "reklamojë", ti bëjë piar veprimtarisë së njërit prej kandidatëve për në postin e Presidentit, i cili zë pozitë antiruse.