0 Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev dhe ministri i mbrojtjes Anatolij Serdukov shprehin besimin, se detyra më e rëndësishme e forcave të armatosura për këtë vit mbetet sërish ruajtja e forcave të frenimit bërthamor. Duke parë me vemendje teknikën ushtarake në një nga poligonet, Dimitri Medvediev dha gjithashtu udhëzimin "për të vazhduar blerjen e teknikës ushtarake dhe armatimeve, midis të tjerash edhe atyre qitëse". Gjatë kësaj, sipas fjalëve të Presidentit, "detyra kryesore është sigurimi i oficerëve me banesa të denja për jetesë". Anatolij Serdukov beson, se këtë vit do të marrin shtëpi të gjithë ushtarakët që kanë nevojë për to.