0Ekuipazhi i dy helikopterëve rusë në Haiti po transporton të plagosurit nga zonat e tërmetit dhe po furnizon me medikamente të dëmtuarit. Për këtë njoftuan në drejtorinë e kompanisë ajrore të Habarovskut "Vostok", pilotët e së cilës ndodhen me shërbim në Haiti. Ata vetë nuk pësuan dëmtime nga tërmeti dhe ndërkohë po u ofrojnë ndihmë të dëmtuarve. Kompania "Vostok" ka tashmë disa vite që realizon transportime ajrore në Haiti sipas kontratave të misionit të OKB.