0Humbjet zyrtare të Rusisë në Luftën e Madhe Patriotike do të shpallen në 65 vjetorin e Fitores së Madhe, deklaroi Përfaqësuesi i Ministrisë së mbrojtjes të Rusisë Aleksandër Kirilin. Aktualisht, po krijohet baza elektronike e të dhënave. Sipas fjalëve të gjeneralit, humbjet e Forcave të Armatosura përbëjnë rreth 9 milionë veta. Humbjet e përgjithshme njerëzore në vitet e luftës vlerësohen në 26 milionë e 600 mijë.