0Kozmonautët Oleg Kotov dhe Maksim Suraev për herë të parë për këtë vit dolën në kozmos të hapur. Ata janë të veshur me skafandra të modifikuara, punën e të cilave e kontrollon kompjuteri i bordit. Detyrat kryesore të rusëve janë krijimi i linjave kabllore të lidhjes midis moduleve "Poisk" dhe "Zvezda", vendosja në "Poisk" e pajisjeve të domosdoshme për bashkimin e anijeve "Sojuz" dhe "Progress" me Stacionin Kozmik Ndërkombëtar si edhe çmontimi i kontejerit me bioobjekte.