0Vendimi i Ukrainës për ti dhënë një vlerësim juridik krimeve të udhëheqjes sovjetike është i drejtë, por uria e viteve 1930 nuk ishte genocid ndaj ukrainasve, deklaroi për agjencinë "Interfax" Kreu i shoqatës "Memorial" Arsenij Roginskije. Në vigjilje Gjykata e Apelit e Kievit mori vendimin që thotë, se liderët bolshevikë të Bashkimit Sovjetik dhe Ukrainës janë fajtorë për organizimin e urisë së viteve 1932-1933 në Ukrainë, i cili u quajt genocid. Sipas fjalëve të Roginskut, uria artificiale e viteve 1930 ishte krim, mbi bazën e të cilit qendronte vendimi mbi kolektivizimin total të fshatarësisë. Kjo është tragjedi e përbashkët e popujve të Rusisë, Ukrainës dhe Kazakistanit, e cila duhet ti afrojë ata dhe jo ti ndajë, mendon Kreu i shoqatës "Memorial".