0Grupi i parë i specialistëve të Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ) të Rusisë u nis për në Haiti për dhënien e ndihmës të dëmtuarve nga tërmeti. Në bordin e avionit transportues rus ILLl-76 ndodhet një automobil i Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme, shpëtuesit dhe milicë me qen të stërvitur. Edhe një avion tjetër i MSJ do të transportojë për në vendin e fatkeqësisë natyrore një spital mobil për dhënien e ndihmës mjekësore në vend personave të dëmtuar. Rusia gjithashtu do të dërgojë në Haiti edhe një avion transportues me dy helikopterë në bordin, që do të përdoren për operacionet kërkimoro-shpëtuese. Për këtë deklaroi në mbledhjen urgjente të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së Zëvendësi i parë i përfaqësuesit të përhershëm të Rusisë Igor Sherbak. Tërmeti më i fuqishëm në historinë e Haitit ndodhi të martën. Mijëra njerëz vazhdojnë të mbeten nën rrënojat e shtëpive në kryeqytetin e Haitit dhe në qytete të tjera. Ndjehet pamjaftushmëria e madhe e produkteve ushqimore, medikamenteve dhe ujit të pijshëm.