0Ekuipazhet ruse të "KAMAZ-Master" vazhdojnë ruajnë pozita prej liderësh në rally-in ndërkombëtar "Dakar-2010". Në etapën e 11-të i pari doli ekuipazhi i Firdaus Kabirovit. Ekuipazhi tjetër rus që kryesohet nga Vladimir Çagin doli i dyti. Sipas kualifikimit të përgjithshëm ekipor për 11 etapat e zhvilluara i pari vazhdon të jetë Vladimir Çagin. Deri në përfundim të rally-t kanë mbetur tre etapa vendimtare. Finishi do të bëhet më 17 janar në Buenos Aires.