Grupin e kompanive, që ofronte shërbimet e pajisjes me videokamera të sistemit të garantimit të sigurisë së Moskës, e akuzuan për atë se gjatë 6 muajve të fundit ai ka zëvendësuar fshehurazi filmimet monitoruese të rrugëve të kryeqytetit. Siç njofton gazeta "Vremia novostiej", nga buxheti i Moskës për këto kuadro të falsifikuara, në  llogaritë e kompanisë u derdhën më shumë se 30 milionë rubla. Në këtë mënyrë u sqarua, se sistemi i videomonitorimit i krijuar në Moskë në kuadrin e programit "Qyteti i sigurt", rezultoi pjesërisht i falsifikuar. Sipas të dhënave të grupit hetimor, pjesa më e madhe e kamerave të monitorimit të vendosura në rrugët e kryeqytetit dhe në hyrjet e ndërtesave në të vërtetë nuk funksiononte, dhe në vend të tyre nga kompjuterat e milicisë dhe shërbimeve të tjera emergjente transmetoheshin kuadro të rreme, të përgatitura që më parë. Sipas kontratës së nënshkruar me autoritetet e qytetit, këto të fundit duhej ti paguanin grupit të kompanive të ofrimit të shërbimeve vetëm për pajisjet funksionuese, dhe me qëllim që të kursenin "teknikët" e tij, thjesht, fikën një pjesë të kamerave, ndërsa nga buxheti i kryeqytetit për funksionimin e tyre vazhdonin të merrnin rregullisht paratë. Si rezultat i këtij manipulimi, milicët gjatë vëzhgimit të situatës në monitorët e vet ishin mëse të sigurt se mbikëqyrnin situatën reale nëpër rrugët e kryeqytetit. Ndërsa në të vërtetë atyre u tregonin kuadro të përgatitura që më parë. Prandaj, ka shumë mundësi, që mjaft krime të kryera, në kuptimin e plotë të fjalës, u ndodhën "jashtë kuadrove" të videofilmimit dhe si rrjedhojë milicët nuk mundën tu vinin dot në ndihmë njerëzve në kohë, përfundon botimi "Vremia novostiej".

***

Sipas të dhënave të gazetës "Kommersant", organizata amerikane e mbrojtjes së të drejtave të njeriut Freedom House publikoi raportin e vet mbi situatën me lirinë në botë gjatë vitit të kaluar. Dhe në të Rusia përsëri hyri në grupin e vendeve jo të lira me tendencë përkeqësimi të mëtejshëm të situatës. Në qoftë se herën e kaluar Freedom House e akuzoi Rusinë për veprime ushtarake kundër Gjeorgjisë, kësaj herë tendencën për keqësimin e mëtejshëm të situatës mbrojtësit e të drejtave të njeriut e shpjeguan me shkeljet gjatë zhvillimit të zgjedhjeve, forcimin e kontrollit shtetëror ndaj interpretimit të historisë dhe përdorimin e terrorit politik kundër mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe gazetarëve. Veçanërisht, në dokument u nënvizua, se vitin e kaluar në Rusi pati një "zinxhir të tërë vrasjesh për motive politike". "Pavarësisht nga sigurimet e Presidentit Dimitri Medvediev në lidhje me atë se reformat nuk janë shumë larg, vendi përjetoi një sërë ngjarjesh negative në fushën e të drejtave politike dhe lirive qytetare "- përmbledhin shkurtimisht autorët e raportit. "Autoritetet deklaruan masat që duhen marrë për përmirësimin e situatës  me hetimin e vrasjeve të gazetarëve, për mbrojtjen legjislative të mjeteve të informimit masiv nga nëpunësit, por me vepra konkrete nuk bënë asgjë, përmend për lexuesit fjalët e sekretarit të Lidhjes së gazetarëve të Rusisë botimi "Kommerasant".

***

0 Formimi i Bashkimit Unik Doganor me Bjellorusinë dhe Kazakistanin shkaktoi kollaps në tregun rus të alkoolit, njofton

botimi "RBK Daily"

0. Që në ditën e parë të punës të vitit 2010 importuesit e alkoolit mësuan se duhet të pajisen me licensë, ashtu siç e bëjnë një gjë të tillë kolegët e tyre nga vendet mike, kurse pa të importimi i produkteve të alkoolit në territorin e Rusisë aktualisht ndalohet. Importuesit mendojnë se licensën ata do të mund ta marrin jo më parë se data 1 shkurt, ndërsa humbjet nga frenimi i punës do të kapin dhjetra milionë dollarë. Në kuadrin e formimit të Bashkimit Doganor në territorin e tij është përcaktuar lista unike e mallrave të cilat ndalohen ose kufizohen të importohen nga vendet e treta (me përjashtim të vendeve pjesëmarrëse të Bashkimit). Këto mallra duhet ti nënshtrohen procedurës së lincensimit. Alkooli etilik dhe produktet e alkoolit të cilat gjithashtu hyjnë në këtë listë, më parë në Rusi importoheshin pa licensë, me përjashtim të vodkës, tekilës dhe një sërë pijeve të tjera të forta, kujton

botimi "RBK Daily"

0.