Rusia dhe Turqia shtrojnë përpara vetes qëllime mjaft ambicioze dhe kanë ndërmend të forcojnë bashkëpunimin në sferën energjetike, deklaroi Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev në takimin e zhvilluar me Kryeministrin e Turqisë Recep  Tayyip  Erdogan. "Marrëdhëniet ruso-turke po ngrihen në një nivel të ri. Ato janë me të vërtetë marrëdhënie prej partnerësh strategjikë. Pavarësisht nga fakti se viti i kaluar nuk ishte aspak i lehtë, megjithatë për marrëdhëniet tona ai mund të quhet i mbarë, i suksesshëm", - deklaroi Dimitri Medvediev. Kryeministri i Federatës Ruse Vladimir Putin në takimin me homologun e vet turk vuri në dukje, se në vitin 2008 qarkullimi i mallrave midis dy vendeve kapi shifrën 35 miliardë dolarë, në vitin 2009 për shkak të krizës botërore ai ra gati 40%. E megjithatë Turqia në tregtinë me Rusinë parakalon SHBA-s dhe Britaninë e Madhe. Kryeministri rus mendon se detyrë kryesore tani është diversifikimi i marrëdhënieve ekonomike midis Federatës Ruse dhe Turqisë. Erdogan, nga ana e vet, vuri në dukje se diversifikimi tashmë u përvijua në sferën ushtarake, ekonomike dhe kulturore.