0Kishat orthodhokse të Rusisë dhe Gjeorgjisë shkëmbyen përfaqësuesit e vet dhe do të vazhdojnë të zhvillojnë në mënyrë aktive lidhjet kishtare. Për këtë u njoftoi gazetarëve Kryetari i Degës së lidhjeve të jashtme kishtare të Patriarkatit të Moskës Kryepeshkopi i Vollokollamskut Illarion. Ai planifikon të vizitojë Tbilisin në fund të janarit me qëllim që të diskutojë një sërë problemesh ekzistuese si dhe të marrë pjesë në shërbesat dhe liturgjitë kishtare me rastin e ditës e Shën Ninës-martires mbrojtëse të Gjeorgjisë, kujtimi i së cilës nderohet më 27 janar. Sipas fjalëve të Kryepeshkopit, Patriarku i Moskës dhe i Gjithë Rusisë gjithashtu ka planifikuar të vizitojë Gjeorgjinë.