0Kompania bjelloruse "Trajpll" hoqi dorë nga pjesëmarrja në ndërtimin e objekteve olimpike në Sochi. Siç njofton gazeta "Vedomosti", si shkas për këtë demarsh të sajin shërbeu refuzimi nga ana e Moskës i uljes së taksës së eksportit për naftën ruse që furnizohet në Bjellorusi. Rritja e taksës cënon interesat e biznesit të kompanisë "Trajpll", e cila, merret në veçanti me realizimin e furnizimeve të naftës me shumicë për ndërmarrjet bjelloruse të përpunimit të kësaj lënde hidrokarbure. Për Olimpiadën-2014 bjellorusët duhej të ndërtonin stadiumin e biatlonit për 20 mijë shikues.