Në Haiti ra një tërmet i fuqishëm. Sipas të dhënave të Shërbimit Gjeologjik të SHBA-s, epiqendra e fatkeqësisë natyrore ndodhet 10 km në perëndim të qytetit Carrefour,  i cili shtrihet  jo shumë larg kryeqytetit të shtetit ishull Port-au-Prince. Magnitudën e tërmetit sizmologët e vlerësojnë me 7-7,3 ballë. Pak më vonë po në atë rajon ndodhën edhe 2 lëkundje të tjera sizmiologjike me forcë 5,9 dhe 5,5 ballë sipas shkallës Rihter. Rusia i ofroi ndihmë Haitit për kapërcimin e pasojave të tërmetit më të fortë që ra në vend për këto 240 vitet e fundit. Për këtë deklaroi në intervistën e vet dhënë për radiokompaninë "Zëri i Rusisë" Drejtori i Departamentit për çështjet ndërkombëtare të Ministrisë së Rrethanave të Jashtëzakonshme (MRJ) të Rusisë Juri Brazhnikov. Sipas fjalëve të tij, Rusia mund të nisë për në Haiti dy përfaqësues të MRJ-së në përbërjen e misionit vlerësues dhe koordinues të OKB-së, si dhe aeroplanin ILL-76 me helikopterë në bord, të cilët do të mund të kryejnë fluturime vlerësuese dhe do të ndihmojnë përfaqësuesit e OKB-së për të ndërmarrë veprime të tjera operative në gjithë territorin e ishullit. Sipas të dhënave paraprake, shtetas rusë midis të dëmtuarve si rezultat i tërmetit të fuqishëm që ra në Haiti nuk ka. Për këtë i njoftoi korrespodentit të Agjencisë ITAR-TASS Zëvendësi i përfaqësuesit zyrtar të MPJ të Federtës Ruse Igor Ljakin-Frollov. Zëdhënësja e Lidhjes ruse të industrisë së turizmit Irina Tjurina deklaroi më parë se në Haiti praktikisht nuk ka turistë rusë. Sipas fjalëve të saj, "për në Haiti turistët rusë praktikisht nuk udhëtojnë. Ky vend është shpallur më se një herë si i rrezikshëm për tu vizituar pasi atje ka armë, kriminalitet e kështu me radhë...".