0Më 14 janr në Bruksel do të mbahet mbledhja e grupit të punës për krijimin e konceptit të EURO-NEST PA (EU-Neighbourhood East Parliamentary Assembly) apo Eurofolesë, në qoftë se do ta përkthejmë këtë fjalë nga anglishtja. Mbi evenimentin e pritshëm dhe vetë këtë dukuri përsiat në shënimet e veta vëzhguesi ynë Nikollai Dovzhenko. EURO-NEST PA  është asambleja e ardhshme parlamentare e vendeve-pjesëmarrëse të programit "Partneriteti Lindor". Meqë ra fjala, në flamurin e Bashkimit Europian është pasqyruar diçka e ngjashme me njëfarë foleje, kështu që, me sa duket nga të gjitha, foleja dhe është simbol i komunitetit dhe unitetit të kombeve europiane. Por në lidhje me zgjerimin e BE në drejtim të Lindjes dhe në Jug të Europës gjatë këtyre 10 viteve të fundit kombe në të u shtuan kaq shumë, saqë vendi në folenë e përbashkët është bërë i pamjaftueshëm dhe shpesh herë aspak komfort për të gjithë. Ndërsa në të duan të hyjnë gjithashtu edhe disa vende të tjera, por atje ato nuk duan ti lënë të hyjnë kurrësesi vendet e vjetra - themeluese të këtij Bashkimi. Dhe ata mund ti kuptosh plotësisht: foleza nuk është prej lastiku dhe, mos e dhëntë Zoti, mund të plasaritet, në mos të shkatërrohet fare. Me sa duket nga të gjitha, pikërisht duke u nisur nga këto gjykime e arsyetime dhe u morr vendimi për të krijuar pranë Bashkimit Europian, nën përkujdesjen e tutorinë e tij, folezën ku do të hyjnë Azerbajxhani, Armenia, Bjellorusia, Moldavia, Gjeorgjia dhe Ukraina - shtete këto të të ashtuquajturit "Partneritet Lindor". Në këtë EURO-NEST PA ato dhe do të rriten e do të demokratizohen deri në kohën kur do të piqen për tu bërë partnerë të vërtetë të Bashkimt Europian. Kurse ndërkohë, ndoshta, mund të arrihet realizimi i meremetimit dhe riorganizimit të folesë së madhe mbarëeuropiane. Kurse po të mbajmë një qendrim serioz ndaj problemit në fjalë, duket mëse të qartë, se projekti i "Partneritetit Lindor" po avancon përpara. Dhe megjithëse jo me hapa hapa gjigandë, siç do të ishte e dëshirueshme një gjë e tillë për ndokënd, por megjithatë në mënyrë mjaft të dukshme, duhet thënë. Ja po vjen tashmë momenti kur grupit të punës në përbërjen e përfaqësuesve të 6 vendeve-pjesëmarrëse të "Partneritetit Lindor" si dhe pesë shteteve të tjera të BE - Polonisë, Lituanisë, Suedisë, Spanjës, Britanisë së Madhe - do ti duhet të shqyrtojë më 14 janar dokumentet e përpunuara nga Parlamenti Europian për "Partneritetin Lindor" si dhe të përcaktojë se ç'dokumente duhet të përpunojë vetë grupi i punës në fjalë. Siç u bë e ditur, të deleguarit e Ukrainës nxituan të parashtrojnë propozimet e veta për konceptin e EURO-NEST PA dhe arritën bile ti diskutojnë ato me kolegët e tyre nga vendet e tjera anëtare të "Partneritetit Lindor". Se ç'konture të konceptit të EURO-NEST PA do të përpunojë grupi i punës është vështirë të parashikohet tani për tani, shpreh mendimin e vet bashkëpunëtori shkencor i Akademisë së Shkencave të Rusisë Aleksandër Strellkov. Ja se si shprehet ai: "Me thënë të drejtën është ende shumë shpejt që të vlerësohet efektiviteti i këtij forumi. Për mendimin tim po krijohet edhe një kanal tjetër lidhjeje midis elitave politike të BE dhe vendeve të hapësirës postsovjetike. Dhe të gjitha këto sikur po kalohen në regjim dimensioni parlamentar. Vërtet do të vihen në veprim edhe strukturat ekonomike. Por në këtë rast ia vlen të vlerësohet ideja, avazi i nisur me "Partneritetin Lindor" për nga pikëpamja e kundërveprimit të BE ndaj proceseve të integrimit në hapësirën postsovjetike. Në këtë kuptim është vështirë të vlerësohet e gjitha ajo që po ndodh ndryshe veçse si përpjekje, tentativë e largimit të vemendjes, distancimit të ish republikave sovjetike, aktualisht shtete të pavarura, nga pjesëmarrja në këto procese", thotë Aleksandër Strellkov. Projekti "Partneriteti Lindor" përpiqet ti kalojë një sërë vendesh që hyjnë në të në regjim balancimi, ekuilibri midis Rusisë dhe Bashkimit Europian, gjë kjo që e marrë në vetvete parashikon mundësinë e ushtrimit të presionit mbi Rusinë nga ana e atyre që janë të interesuar për këtë gjë. Por, si i thonë fjalës, vetë koha do ta tregojë. Të rrojmë e të shohim!