Shkarko audiofailin


Forcat paqeruajtëse multinacionale që veprojnë nën komandën e NATO-s në Kosovë po përfundojnë shkurtimin e qenësishëm të efektivit të vet atje. Në fund të janarit të këtij viti ato do të numërojnë 10 mijë ushtarakë në vend të 15 mijëve të mëparshëm. Udhëheqja e NATO-s e shpjegon këtë hap të vetin me stabilizimin e situatës në Kosovë, duke deklaruar njëkohësisht se rrezik kryesor përbëjnë në veri të krahinës organet serbe të vetadministrimit. Logjikën e strategëve natovianë u përpoq ta shpjegojë në materialin e vet vëzhguesi i "Zërit të Rusisë", kandidati i shkencave historike Pjotër Iskenderov. Autori shkruan: Me deklaratën mbi atë, se organet pushtetore të serbëve kosovarë paraqesin në vetvete "rrezik kërcënues për sigurimin" në Kosovë, doli komandanti i krahut jugor të NATO-s në Europë, admirali amerikan Mark Fitzgerald. "Të gjitha shkeljet e rezolutës № 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ne i vlerësojmë si kërcënim për sigurimin. Meqenëse ekzistenca e strukturave paralele të pushtetit ndalohet nga rezoluta në falë, ne shprehim preokupimin tonë" - theksoi admirali amerikan. Fakti, se konfrontimi serbo-shqiptar është i aftë të minojë armëpushimin e brishtë në Kosovë dhe në rajone të tjera të Ballkanit, përbën tashmë një sekret të hapur. Që në muajin prill autoritetet e Prishtinës kanë ndërmend të shpallin mbi krijimin në rajonet veriore të populluara me serbë të krahinës të ashtuquajturën "Komunë e Mitrovicës Veriore".  Sipas informacionit disponues, në rast provokimi prej ekstremistëve kosovarë të shpërthimit të konfliktit të ri serbo-shqiptar, ky organ destinohet të marrë mbi vete plotëfuqishmëritë, kompetencat pushtetore. Meqë ra fjala, pikërisht në prill pritet edhe marrja e vendimit për Kosovën nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare të OKB-së, i cili, siç shprehen me bindje të plotë në Prishtinë, do të ketë karakter pozitiv për ta dhe do tu zgjidhë duart atyre për shtypjen e rezistencës serbe. Në këtë mënyrë mund të arrihet në konkluzionin, se rreziku i shpërthimit të një konflikti të ri në Kosovë është mëse real, por ti hidhet i gjithë faji për këtë strukturave serbe të vetadministrimit do të thotë të mëkatohet ndaj së vërtetës. Akoma dhe më të habitshme duken referimet e admiralit amerikan tek rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të cilën e shkeli brutalisht me shpalljen e pavarësisë së vet pikërisht Prishtina. Dhe, duhet thënë, se këto mospërkime logjike nuk janë krejtësisht të rastësishme. NATO po kalon tek metodat e reja të sigurimit të interesave të veta. Duke u larguar nga prezenca abstrakte paqeruajtëse në Kosovë për në "pika të tjera të nxehta", forcat e Aleancës VeriAtlantike tashmë e shpallin apriori armikun e vet dhe përqendrojnë forcat në luftën kundër tij. Në Kosovë armiq të tillë janë shpallur në mënyrë mëse evidente serbët, në Bosnjë e Hercegovinë përsëri po serbët, por tashmë ata boshnjakë, në Maqedoni të tillë mund të bëhen autoritetet e vendit në qoftë se do të marrin guximin të kufizojnë orekset e pangijshme në rritje të shqiptarëve vendas. Një "strategji e tillë pikash të caktuara" do ti lejojë NATO-s të mbajë nën kontroll situatën atje ku "rregulli ala-brukseliançe" tanimë është vënë dhe të hedhë forcat e pa nevojshme më atje në fronte të reja, të themi, në Afganistan, dëshmon Shefi i katedrës së historisë së popujve sllavë të Europës Jug-Lindore në kohën e re të Institutit të Sllavistikës të Akademisë së Shkencave të Rusisë Aleksandër Karasjov, duke parashikur acarimin e situatës në Kosovë: "Problemet më të mëdha do të lindin me serbët kosovarë, meqenëse natovianët tashmë deklaruan, se ata do të mbajnë gjithçka nën kontroll. Tingëlluan edhe deklaratat e SHBA-s mbi atë, se ato nuk do ti lejojnë Rusisë dhe Beogradit të minojnë kauzën e rëndësishme dhe të drejtë të pavarësisë së Kosovës. Sigurisht, acarime të situatës së brendshme në Kosovë do të ketë, vë në dukje Aleksandër Karasjov, i cili e quan plotësisht të mundur operacionin ushtarak antiserb të Prishtinës me mbështetjen e NATO-s.