Shkarko audiofailin


Ekspozita "Mrekullia ruse", e cila u hap sot në Paris, do të bëhet aktiviteti më i madh i shkëmbimit kulturor në kuadrin e vitit Rusi-Francë dhe do ti japë start Kalendarit të aktiviteteve kulturore të UNESKO-s për 2010, i cili është shpallur Vit ndërkombëtar i afrimit të kulturave. Ekspozita "Mrekullia ruse" përfaqëson në vetvete veprimtarinë e shumanshme të Muzeut-rezervat të bashkuar të Moskës, në territorin e të cilit ndodhen momumente të arkitekturës të periudhës së shekujve XVI-XIX. Në tetor të vitit 2009 filloi etapa e re, tejet e rëndësishme në historinë e Muzeut: ai u bë Qendra e parë muzeale Rajonale në botë nën drejtimin e UNESKO-s. Gjatë një jave në sallën "Miro" parisianët do të mund të shohin galerinë e posterave të mëdhenj me pamje të monumenteve arkitektonike të 4 çifligjeve moskovite, që hyjnë në përbërjen e Muzeut-rezervat: Kollomenskoe, Ljublino, Izmaillovo dhe Lefortovo. Mbi bazë të historisë së çifligjeve tona mund të shkruhet një tekst i vërtetë mësimor historie, mendon organizatorja e ekspozitës Marina Caturova. Le të marrim, për shembull, çifligun Kollomenskoe. Në të mund të gjesh tregimin e hollësishëm mbi njerëzit e periudhës së shekujve XVI- XVII, mbi punët dhe jetën e tyre të përditshme. Kurse Pallati dhe Parku Lefortovo dëshmojnë mbi kohërat e drejtimit të Perandorit Pavli i I-rë dhe Ekaterinës së Madhe: "Praktikisht që nga periudha e Betejës Kulikovskaja e deri në ditët tona të gjitha etapat e historisë së Rusisë kanë gjetur pasqyrim diku në pamjen e monumentit arkitektonik, diku në pamjen e monumentit arkeologjik, sepse qyteti i madh Djakovo, që ndodhet në territorin Kollomenskoe, e merr historinë e vet që në shekujt e parë para Erës sonë, sqaron Marina Caturova. Izmaillovo ka qenë rezidencë e carit Aleksei Mihailloviç, i cili ndërtoi çifligun Kollomenskoe. Në qoftë se ky i fundit ishte rezidencë periferike për pranimin e mysafirëve, pra, pasqyrim i jetës së jashtme të vendit, në Izmaillovo Cari bënte, siç do të shpreheshin në kohën tonë, eksperimente ekonomike. Atje ai kishte hapur uzinën e prodhimit të xhamave, kishte vendin e koshereve, kopshtet. Në Ljublino ndodhet pallati i restauruar i ndërtuar në vitet 1801-1803 i gjeneralit të brigadës Durasov. Ndërsa objekt qendror i ekspozitës në Paris, sipas fjalëve të ruajtëses kryesore të Muzeut-rezervat Olga Poljakovas, është kisha e restauruar fare para pak kohësh Voznesenie në Kollomenskoe, e cila ka hyrë në Listën e  Trashëgimisë kulturore të UNESKO-s: "Ajo përfaqëson një monument të shekullit të XVI-të, i cili është shtyllë, kolonë e arkitekturës europiane të Kohës së Re, që sintetizon në vetvete traditat e arkitekturës së Bizantit të krishterë dhe Mesjetës romano-gotike, si dhe, sigurisht, arkitekturën kombëtare ruse. Në ekspozitën "Mrekullia ruse" në Paris vizitorët do të kenë mundësi të vlerësojnë edhe programin e romancave, të cilin e përgatitën këngëtari Pavell Baranskij, që debuton vazhdimisht në skenat e Muzeut, dhe pianisti Aleksandër Sinçuk.