Shkarko audiofailin


Botimi "Novie izvestia" shkruan mbi dukjen në Rusi të një lloji të ri dënimi, të palidhur me marrjen nën arrest. Ai quhet "kufizim lirie", ose, thjesht, arrest shtëpie. Ekspertët paralajmërojnë: ligji është vërtet i mirë, por nuk ka kurrëfarë sigurie në atë, se realizimi i tij në jetë nuk do të ndeshet me vështirësitë e zakonshme ruse. Tani për tani nuk janë përpunuar rregulloret e akteve ligjore që lejojnë garantimin në masë të plotë të kontrollit ndaj të dënuarit, nuk është vënë në vijë prodhimi i byzylykëve elektronikë, të cilët sigurojnë këtë mbikëqyrje. Përveç kësaj, mbrojtësit e të drejtave të njeriut tërheqin vemendjen ndaj faktit, se në shumë nene të Kodit Penal arresti i shtëpisë do të mund të fillojë të përdoret si masë suplementare dënimi, gjë kjo që mund të çojë në keqësimin e gjendjes së të burgosurve që janë liruar tashmë. Sipas rregullave të reja, njeriu i dënuar me kufizim lirie nuk do të mund të dalë dot nga shtëpia në orë të caktuara të ditë-natës. Ai nuk do të ketë të drejtë të ndryshojë vendin e banimit, të punës ose arsimimit pa vënë në dijeni paraprakisht organet e mbikëqyrjes, të udhëtojë për ndokund pa marrjen e lejes speciale nga bashkëpunëtorët e inspektimit penal ekzekutiv, që do të ushtrojë mbikëqyrjen ndaj tij. Arresti i shtëpisë mund të caktohet si lloj kryesor dënimi me afat nga 2 deri në 4 vjet dhe, duhet thënë, për krime krime të mesme dhe jo fort të rënda.

Komentimi i artikullit të ditës

Drejtuesi i kompanisë juridike "Xhei-kompani" Sergei Simashkin flet tani përpara mikrofonit të "Zërit të Rusisë" mbi leverdinë që mund të përfitojë shteti nga venia në përdorim e dënimit me arrest shtëpie

0: "Meqenëse në qelitë e paraburgimit aktualisht në Rusi mbahen të pandehur që nuk përbëjnë ndonjë rrezik serioz për shoqërinë, atëhere kjo masë dënimi pikërisht dhe destinohet për tu bërë preventive. Që njeriu të jetë në çdo moment i disponueshëm për hetimin. Amendamentet në Kodin Penal janë në gjendje të shpëtojnë nga burgu qindra mijëra njerëz. Sepse ata mund ta kryejnë dënimin për krime jo të rënda nën arrest shtëpie. Mendoj, se një dënim i tillë do të jetë veçanërisht efektiv për adoleshentët", thotë Sergei Simashkin.