0Anija ruse kundërnëndetëse "Admiral Çabanenko" organizoi shoqërimin e radhës të anijeve të huaja civile nëpër rajonet e Bririt Afrikan dhe gjirit të Adenit, njoftoi përfaqësuesi zyrtar i Flotës ushtarako-detare të Federatës Ruse. Anijet ruse kanë kryer patrullim në gjirin e Adenit gjatë gjithë vitit të kaluar, gjë kjo që ndihmoi në mënyrë të qenësishme në qetësinë e lundrimit civil në këtë rajon.