0Konvejeri kryesor i uzinës së Kamskut ("KAMAZ") filloi punën pas pushimeve të Vitit të Ri me ritme të shpejta, njoftoi Drejtori i departamentit për politikën informative të kompanisë Oleg Afanasiev. Sipas fjalëve të tij, ndërmarrja mori porosi të mëdha nga Ministria e mbrojtjes e Federatës Ruse si edhe nga klientë vendas dhe të huaj. Prodhuesi më i madh i makinave në Rusi "KAMAZ" zë vendin e 11 në vend midis furnizuesve kryesorë botërorë të kamioneve të tonazhit rëndë dhe të 8-in në botë përsa i përket vëllimit të prodhimit të motorëve diezel.