0Pothuajse një vit më parë, në janar të 2009, Nicolas Sarkozy dhe Angela Dorothea Merkel parashtruan vizioni e tyre përkatësisht "botës së re dhe kapitalizmit të ri" gjatë kolokiumit që u zhvillua në Paris me të njëjtin titull.Temën në fjalë do ta shtjellojë më tej vëzhguesi ynë Boris Tumanov. Zonja Merkel konfirmonte në atë kohë, se "vendet industriale duhet të kuptojnë në mënyrë të pashmangshme: se ne kemi jetuar duke i shtrirë këmbët jo sipas jorganit dhe hymë në borxhe, pa e vrarë mendjen gjatë kësaj për krijimin e rezervave përkatëse në ekonominë reale". Nga ana e vet Presidenti francez deklaroi mbi domosdoshmërinë e "krijimit të parimeve të reja morale të kapitalizmit". Dhe u bë ky propozim në mënyrë mëse evidente për kunj  të Shtëpisë së Bardhë. "Në shekullin e XXI-të nuk ekziston më ndofarë kombi i veçantë, i cili të mund të urdhërojë se çfarë duhet bërë dhe se si duhet menduar. Duhet të diskutojmë në lidhje me atë, se në ç'mënyrë gjithsecili do të administrojë financat e veta dhe do të realizojë interesat e veta ekonomike. Nuk mund të ekzistojë më që këtej e tutje një vend i vetëm, i cili tu thotë vendeve të tjera: paguani për borxhet tona. Dhe nuk mund të ketë më njëfarë modeli të vetëm". Dhe ja, me kalimin e një viti, ndërsa më saktë javën e kaluar, Nicolas Sarkozy sërish ndërmorri një sulm të ri në kuadrin e kolokiumit me temë: "Botë e re, kapitalizëm i ri". Dhe kësaj here, me qëllim që të plotësonte tezën e vet mbi sovranitetin ekonomik me fjalimin në mbrojtje të identitetit kombëtar. "Ne do ta vazhdojmë këtë diskutim në mënyrë që për çdo francez fjala "komb" të marrë sërish një kuptim të plotë", deklaroi Zoti Sarkozy. Në "Europë e të 27-ve", ku shpesh herë ngatërrojnë identitetin kombëtar me egoizmin kombëtar, këto fjalë të Presidentit francez do të vlerësohen si sakrilegj, blasfemi, në mos si rrebelim kundër parimeve bazë. Por Nicolas Sarkozy nuk bëri gjë tjetër veçse formuloi problemin ekzistues real. Vërtet, iluzioni i rrugëzgjidhjeve të lehta, të krijuara nga globalizimi, u shkatërrua shumë shpejt nga kriza ekonomike. Europa e bashkuar kryesisht në nivel burrokratik e shfaqi veten gjatë kohës së krizës jo fort efektivisht në planin ekonomik. Sigurisht, Presidenti francez, në fakt, vetëm e përvijoi, e formuloi problemin. Ndërsa me zgjidhjen e tij do të duhet të merret tashmë mbarë Europa.