0Në Kroaci në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale fitoi kandidati nga Partia Social Demokrate opozitare Ivo Josipoviç. Sipas të dhënave zyrtare të KQZ, ai ka marrë më shumë se 60 % të votave. Rivali i tij, Kryebashkiaku i Zagrebit Milan Bandiç, ka marrë 40 % të votave. Gjatë fushatës paraelektorale Josipoviç premtoi se do të bashkohet me luftën kundër korruspionit dhe do të bëjë të mundur hyrjen e Kroacisë në BE deri në vitin 2012.